Një medalje argjendi olimpike doli në ankand për të ndihmuar në pagimin e operacionit të zemrës së një foshnjeje 8-muajshe, por ofertuesi fitues ia ktheu sërish fitueses.
”Hedhësja polake e shtizës, Maria Andrejczyk fitoi një nga 14 medaljet e vendit të saj në Tokio dhe ajo ishte e vendosur të ndihmonte dikë në një farë mënyre”, sipas faqes së saj në Facebook.
Andrejczyk, 25 vjeçe, zbuloi një mbledhje fondesh për vogëlushin Miloszek Malysa, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë e zemrës dhe do të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale për të mbijetuar.
Ajo vendosi ta nxirrte medaljen e saj në ankand dhe t’i dhuronte paratë familjes së Miloszekut.
Zinxhiri polak i dyqaneve ”Zabka Polska” grumbulloi 125 000 dollarë si oferta fituese dhe më pas tha në një postim në Facebook se do t’ia linte Andrejczykut të mbante medaljen.
Andrejczyk doli e katërta në garën e shtizës në Olimpiadën e Rios 2016.
Në vitin 2018, ajo u diagnostikua me kancer, por sidoqoftë fitoi të argjendtën në Tokio 2020.