Nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta në UBT International Smart Schools realizuan me sukses shfaqjen teatrore “Romeo and Juliet”, duke sjellë në skenë një nga veprat më të njohura të letërsisë botërore përmes një interpretimi kreativ dhe frymëzues.
Aktiviteti u organizua në kuadër të lëndës së Gjuhës Angleze, duke kombinuar mësimin akademik me artin skenik dhe zhvillimin e aftësive komunikuese, kreative dhe interpretuese të nxënësve.
Shfaqja u realizua në bashkëpunim me profesoreshat Lorika Berjani, Ganimete Marmullaku dhe Laura Ymeri, ndërsa nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë edhe mbi lëvizjet dhe performancën skenike përmes bashkëpunimit me profesorin Ilir Prapashtica dhe profesoreshën Fiona Gllavica.
Përmes këtij projekti artistik dhe edukativ, nxënësit demonstruan talent, përkushtim dhe kreativitet të jashtëzakonshëm, duke dëshmuar aftësi të avancuara në interpretim, bashkëpunim dhe komunikim në gjuhën angleze.
Aktivitete të tilla janë pjesë e qasjes moderne të UBT International Smart Schools, ku mësimi zhvillohet përmes metodave interaktive dhe përvojave praktike që fuqizojnë vetëbesimin, shprehjen artistike dhe zhvillimin personal të nxënësve.
UBT International Smart Schools vazhdon të krijojë një ambient inovativ dhe inspirues për nxënësit, duke promovuar aktivitete kulturore, artistike dhe akademike që ndihmojnë në zhvillimin e gjithanshëm të tyre dhe i përgatisin për sfidat e së ardhmes në një mjedis ndërkombëtar dhe bashkëkohor.
