Për të përfituar njohuri të reja dhe për të praktikuar lëndët teorike, nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në UBT kanë zhvilluar një vizitë në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr. 5, në Prishtinë, me ç’rast patën rastin të shohin nga afër punën dhe angazhimin e stafit shëndetësor në këtë institucion.
Me këtë rast nxënësit e drejtimit Infermieri u njoftuan me punën e mjekut familjar dhe të infermierëve në përgjithësi, teksa kanë parë nga afër aplikimin e punë së infermiereve, teksa kanë asistuar në përgatitjen e terapisë parenterale dhe mënyrën e pastrimit të plagëve.
Nxënësit e drejtimit Laborant Mjekësor patën mundësinë që të shohin mënyrën e marrjes së gjakut kapilar dhe numërimin e hemogramit, teksa u njohën me analizatorin biokimik, rolin dhe rëndësinë e tij për parametrat dhe analizat biokimike.
Ndërkaq, nxënësit e drejtimit Asistent Dentar morën pjesë aktive në procedurën e sterilizimit të instrumenteve dentare.