UBT News

Nuza do të jetë gjyqtari i ndeshjes Çeki U19 – Kazakistan U19

Nesër me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja mes Republikës së Çekisë dhe Kombëtares së Kazakistanit, e vlefshme kjo për grupmoshat U19 për fazën kualifikuese drejt Kampionatit Evropian Euro 2022.

Republika e Çekisë dhe Kazakistani në kuadër të fazës kualifikuese gjendet në Grupin 13, së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Danimarkës dhe e Irlandës Veriore.

Kjo do të jetë xhiro e parë e fazës kualifikuese për në Euro 2022 për grupmoshat U19, ku ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Çekisë e Kazakistanit.

Në këtë ndeshje është konfirmuar që drejtësinë do ta ndajë gjyqtari kosovar Genz Nuza, ku në ndihmë do të ketë asistentët si Besnik Morina, Podany e Pektrik.

Exit mobile version