Portieri i “Ujqërve”, Rui Patricio, është me “vetëdije” dhe “do të jetë mirë” pas lëndimit në kokë, ka deklaruar drejtori Nuno Espirito Santo.
Patricio u zëvendësua në ndeshjen kundër Liverpoolit pasi pësoi një lëndim pas një përplasjsje me kapitenin e tij, Conor Coady. Në vend të tij më pas i inkuadrua John Ruddy.
“Është troditëse kur është diçka kaq serioze, gjithmonë shqetësohesh”, ka deklaruar Nuno.
“Mund të ndodhë në futboll. Ai është në gjendje të mirë dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për masat e duhura”.
Wolves gjendet në pozitën e 13-të tabelës së Premier Leagues me 35 pikë derisa Liverpooli në të 6-n me 46 sosh.