UBT News

Nuno mbron lojtarët e Tottenham pas humbjes kundër Vitesse

Trajneri Nuno Espirito Santo insistoi që fokusi i tij ishte në përmirësimin e lojtarëve të rinj të Tottenham, pasi që skuadra e tij pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Vitesse në Ligën e Konferencës.

Goli i Maximilian Wittek në pjesën e dytë ishte i mjaftueshëm që skuadra e Vitesse të arkëtoj tre pikët e plota përballë Tottenham, ku ky i fundit ka fituar betëm dy nga tetë ndeshjet e fundit si mysafirë në garat evropiane.

Trajneri Nuno, i cili zgjodhi që mos të grumbullojë yjet si Heung-Min Son dhe Harry Kane për ndeshjen e mbrëmshme, refuzoi që të fajësoj paraqitjen e skuadrës së tij, ku tha që orari i ngjeshur me lojë i ka imponuar rotacionin në skuadër.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Mendoj që ne luajtëm mirë. Në aspektin e sulmit, mendoj që duhet të finalizojmë rastet më mirë. Mungonin disa kombinime. E dija që ndeshja do të ishte e vështirë, nuk jam këtu për të gjykuar lojtarët, jam këtu për t’i përmirësuar ata. Analizat edhe gjykimet i bëjmë brenda dyerve të mbyllura, besoj mund ta kuptoni”, tha Nuno.

“Mendoj që kemi dy ndeshje në shtëpi kundër Vitesse dhe Rennes, dhe pastaj do të luajmë me Muran. Mund ta zgjidhim situatën në grup”, shtoi trajneri i Tottenham.

Pas ndeshjes së mbrëmshme, Tottenham tani pozicionohet në vendin e tretë në Grupin G me katër pikë, dy më pak se Vitesse në vendin e dytë, dhe tre pikë më pak se lideri i tabelës Rennes.

Exit mobile version