Klubi “blaugrana”, pas largimit të “Pleshtit” tek PSG, ka vendosur që numrin 10 mbi fanellë ta mbajë Ansu Fati.
Konfirmimi nga klubi “blaugrana” erdhi përmes një videoje, ku shfaqet lojtari i formuar në La Masia, që nxjerr në pah numrin që mbante Messi, pasi në fillimet e tij veshur fanellën me numrin 31, ndërsa sezonin e kaluar atë me numër 22, teksa në skuadrën e dytë të Barcelonës ishte paraqitur me numrin 17.
Në këtë mënyrë, Ansu Fati trashëgon numrin 10 mitik që nga sezoni 2008-2009 e deri sa u largua nga Barcelona e ka mbajtur Lionel Messi. Më herët ky numër ka qenë pronë e emrave të tjerë të mëdhenj, të brazilianëve virtuozë Ronaldinho, Rivaldo dhe Romário. Numrin 10 te Barça e kanë mbajtur gjithashtu në të kaluarën “Maradona e Ballkanit”, George Hagi, Giovanni, Litmanen apo Riquelme.
18-vjeçari Ansu Fati është në pjesën e fundit të fazës së riaftësimit nga dëmtimi që pësoi në gju thuajse një vit më parë. Pas disa javësh, sulmuesi i përfaqësueses së Spanjës do të shfaqet në fushë me fanellën me numrin 1.