Numri i të vdekurve nga sulmi rus i së shtunës në një ndërtesë apartamentesh në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, është rritur në 45, tha të martën kreu i administratës ushtarake të rajonit Dnipropetrovsk.
Një tjetër fëmijë u gjet mes të vdekurve, tha Valentyn Reznichenko në Facebook. Numri i përgjithshëm i njerëzve të vrarë tani është të paktën 45, mes të cilëve gjashtë ishin fëmijë.
Të paktën 19 persona janë ende të zhdukur./UBTNews/