Numri i rasteve të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Rusi arriti një kulm të ri prej 737 vdekjeve, duke rritur numrin në mbarë vendin në 139.316, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve u rrit për 23.378 dhe tejkaloi 5,65 milionë, ndërsa numri i rasteve aktive tani është 417.504, thuhet në raportin ditor të task-forcës së emergjencës.
Ndërkohë, në raport thuhet se numri i të shëruarve u rrit për 18.411 dhe arriti në 5,1 milionë.
Moska mbetet zona më e goditur, ndërsa zyrtarët kanë konfirmuar se përkeqësimi i situatës është për shkak të përhapjes së llojit Delta të virusit.
Gjithsej 5.498 raste të reja dhe 114 raste të vdekjeve u raportuan në kryeqytet, duke ngritur numrin e përgjithshëm në mbi 1,39 milionë raste, duke përfshirë 182.508 raste aktive dhe 23.115 viktima.
Sipas të dhënave të fundit, numri i pacientëve që janë shëruar në Moskë u rrit për 6.019 dhe tani është mbi 1,19 milionë.
Më shumë masa janë zbatuar për të ndaluar rritjen e infeksioneve, duke përfshirë izolimin e detyrueshëm dhe testet PCR për njerëzit me simptoma të ngjashme me gripin.
Autoritetet gjithashtu po rrisin kapacitetin për pacientët me COVID-19 për të parandaluar një krizë të mundshme në sistemin e kujdesit shëndetësor.