Sipas raportimeve të fundit, agjentët e Paulo Dybalas janë në kontakte të vazhdueshme me Manchester United për të arritur marrëveshje në formën e lojtarit të lirë.
Dybala, 28 vjeç, është një lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Juventusin.
Ai ka qenë i lidhur vazhdimisht me një kalim te Interi, por marrëveshja ka ngecur, kështu duke alarmuar klubet në Premier Ligë.
Tottenhami dhe Arsenali besohet se janë të interesuara për të blerë sulmuesin argjentinas.
Në anën tjetër, edhe gjiganti anglez Manchester United, besohet se është në kontakte me agjentët e lojtarit.
Kjo është sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, i cili pretendon se “Djajtë e Kuq” janë në bisedime të drejtpërdrejta me Dybalan për një transferim të lirë.
Thuhet se Erik ten Hag dëshiron të përforcojë sulmin e tij në rast se Cristiano Ronaldo largohet nga “Old Trafford” këtë verë.
Ronaldo besohet se po shqyrton të ardhmen pasi skuadra e tij nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.