Douglas Costa thuhet se është pranë largimit nga Bayern Munich, raporton “Kicker”. Braziliani momentalisht është në formë huazimi tek Bayerni nga skuadra e Juventus-it, dhe kampioni gjerman nuk e ka në plan që të nënshkruajë në mënyrë permanente me të.
Aventura e dytë e Costas tek Bayerni nuk ka ecur në formën më të mirë, pas shumë lëndimeve të njëpasnjëshme, ku momentalisht është duke u rikuperuar nga një thyerje e lehtë e këmbës.
Për Costan, interesim serioz deri tani ka shprehur vetëm skuadra angleze Leeds United, të cilët e shohin atë si zëvendësim të sulmuesit anësor Adama Traore.