Milani po mendon për një tjetër goditje të madhe në merkato, pas Luka Modric. Drejtori sportiv Igli Tare ka kontaktuar agjentin e Robert Lewandowskit, Pini Zahavi, për të kuptuar situatën e sulmuesit polak, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon më 30 qershor 2026, sipas mediave spanjolle.
Tare ëndërron ta sjellë 37-vjeçarin në Milano me parametër zero, një operacion i ngjashëm me atë të Modric.
Edhe pse Lewandowski fiton rreth 33 milionë euro në vit dhe interesimi nga klubet arabe është i madh, Milani po përgatitet të jetë gati nëse sulmuesi vendos të largohet nga “Camp Nou” dhe të vazhdojë karrierën në Evropë.
Në “San Siro”, fanella me numrin 9 po pret ende një pronar të ri, ndërsa Massimiliano Allegri shihet i gatshëm ta mirëpresë një lojtar me përvojën dhe cilësitë e Lewandowskit./S.K/KP/