Ukraina është gati të japë territore për Rusinë. Këtë fakt e ka bërë të ditur Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, gjatë një interviste për median e njohur britanike “The Guardian”.
Zelenskyy e lidh fatin e Ukrainës me angazhimin e Donald Trump dhe se nëse ky i fundit e ul Rusinë në negociata, atëherë Kievi do të japë territore, por këtë herë në formën e një shkëmbimi me Rusinë.
“Nëse Trump arrin të ulë Ukrainën dhe Rusinë në tryezën e bisedimeve, atëherë Ukrainë planifikon t’i ofronj Rusisë një shkëmbim të drejtpërdrejtë territori, duke hequr dorë nga toka që Kievi ka mbajtur në rajonin Kursk të Rusisë. Ne do të shkëmbejmë një territor me një tjetër. Nuk e di se kë territor por do të shohim. Por të gjitha territoret tona janë të rëndësishme për ne, nuk ka prioritet”, deklaroi Zelensky.
Sipas Zelensky, siguria e Ukrainës do të varet vetëm nëse në lojë janë edhe Shtetet e Bashkuara, pasi BE pa SHBA nuk mjafton. Nëse Donald Trump tërheq mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, Evropa e vetme nuk do të jetë në gjendje të kapërcejë hendekun. Ka zëra që thonë se Evropa mund të ofrojë garanci sigurie pa amerikanët, dhe unë gjithmonë them jo. Garancitë e sigurisë pa Amerikën nuk janë garanci reale të sigurisë”, u shpreh Zelensky.
Zelensky do të udhëtojë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku ai pret të takojë zëvendëspresidentin e SHBA, JD Vance, një nga armiqtë ndaj Ukrainës në rrethin e brendshëm të Trump.
Në konferencën e vitit të kaluar, Vance, asokohe senator, refuzoi të takonte Zelenskyy dhe ai më parë ka thënë se nuk i intereson vërtet se çfarë ndodh me Ukrainën, në një mënyrë apo në tjetrën.