Shqipëria U21 dhe Kosova U21, kanë luajtur baras në ndeshjen përmbyllëse të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian 2023 dhe rezultati përfundimtar ishte 1-1.
Kosova kaloi e para në epërsi në minutën e 32-të dhe realizues i golit ishte Erolind Krasniqi dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin 15 minutësh.
Epërsia e Kosovës vazhdoi edhe në pjesën e dytë, përkatësisht deri në minutat shtesë të ndeshjes kur Flamur Ruçi, shënoi golin e barazimit në minutën e 95-të.
Në Grupin G, Kosova pozicionohet në vendin e katërt me 12 pikë, kurse Shqipëria e pesta me 10 sosh.