UBT News

Nuk ka të lënduar nga zjarri që përfshiu objektin e “Viva Fresh Store” në Ferizaj

Mbrëmë zjarri ka përfshirë objektin e “Viva Fresh Store” në Ferizaj. I pari i kësaj komune, Agim Aliu përmes një shkrimi në Facebook njoftoi se nuk ka të lënduar.

“Të gjithë u zgjuam sot, me tronditjen që shkaktoi fatkeqësia e zjarrit, me dëme shkatërrimtare në “Viva Fresh Store” në Ferizaj. Sot, në mëngjes dolëm bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili, drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani, Luan Salihun nga Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj, për të parë nga afër dëmet dhe përgëzuar ekipet e zjarrfikjes që bën maksimumin për të minimizuar dëmet materiale. Fatmirësisht, nuk ka asnjë dëm në njerëz, gjersa për dëmet materiale dhe shkaktimin e zjarrit, fjalën e kanë organet përgjegjëse shtetërore”, shkroi Aliu në Facebook.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, ku edhe kanë ndërhyrë policia, zjarrfikësit e ambulancat./UBTNews

Exit mobile version