UBT News

Nuk ka të drejtë të luajë me Interin, Eriksen nis bisedimet me skuadrën tjetër evropiane

Christian Eriksen mund të bëjë një rikthim befasues te Ajaxi pasi rregullat në Serie A nuk lejojnë që një lojtar të luajë me pajisje ndihmëse në zemrën e tij.

Mesfushori i Interi pati një sulm në zemër gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë në kuadër të Euro 2020 dhe iu nënshtrua operacionit ku edhe iu vendos një pajisje e cila rregullon ritmin e zemrës.

Ai tashmë i është rikthyer jetës normale, por që për të luajtur për Interin duhet ta largojë pajisjen që i është implantuar në trup.

Duke parë këtë situatë, kalimi i tij në Ajax shihet se një mundësi e mirë për ta vazhduar karrierën profesionale dhe Interi mund të pajtohet me huazimin e tij për një sezon.

Eriksen u transferua te Interi në janar të vitit 2020 për 27 milionë euro dhe e fitoi titullin kampion me “Neroazzurët”.

Exit mobile version