Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, thotë se nuk sheh rrezik lufte në vendin e saj përderisa Rusia është duke luftuar në Ukrainë, përcjell UBT News.
Ajo u shpreh kështu pavarësisht deklaratave se Rusia po përpiqet ta destabilizojë Moldovën.
“Unë dua të sigurojë qytetarët tanë se Moldova nuk është në ndonjë rrezik të luftës tani”, i tha znj. Sandu parlamentit.
“Ushtria ruse nuk mund të arrijë këtu derisa Ukraina qëndron [e fortë] – dhe (kështu) mbron Moldavinë”.
“Ne u jemi mirënjohës ukrainasve për guximin dhe dashurinë e tyre për lirinë”.
Moldavia ndodhet midis Ukrainës dhe Rumanisë. Problemet kryesore të saj – kriza energjetike, varfëria në rritje dhe tensionet sociale – janë përkeqësuar nga pushtimi rus i Ukrainës./UBTNews/