Mesfushori i Bayern Munich Angelo Stiller, si duket do të largohet nga klubi verën e ardhshme, raporton “Bild”.
Kontrata aktuale e 19-vjeçarit skadon në qershor 2021, dhe nuk do t’i ofrohet një shans tjetër për të qëndruar më gjatë në “Allianz Arena”.
Stiller nuk është më në planet e teknikut Flick, dhe pas transferimeve të reja të Marc Roca dhe Tiago Dantas, Bayern do të shikojë të lirojë vend në skuadër me largimin e Stiller.