UBT News

Nuk ka dyshime, Taylor Swift thyen rekord me albumin e ri

Albumi i ri i Taylor Swift, “The Life of a Showgirl”, ka thyer rekordin për albumin më të dëgjuar brenda një dite në historinë e Spotify për vitin 2025 — vetëm 11 orë pas publikimit.

Platforma konfirmoi se albumi ka kaluar në numër dëgjimesh “Music” të Playboi Carti-t, i cili deri tani mbante vendin e parë këtë vit, sipas raportimeve të Rolling Stone.

Rekordi i ri vjen vetëm disa ditë pas një tjetër arritjeje historike për Swift: më shumë se 5 milionë pararuajtje në Spotify, rekord i platformës.

Në një intervistë për Good Morning America, përfaqësues të Spotify zbuluan se 1.2 milionë përdorues e dëgjonin albumin njëkohësisht në momentin e publikimit.

Gjatë një bisede të sinqertë me Magic Radio Breakfast Show, Swift rrëfeu se ideja për albumin lindi gjatë turneut të saj Eras Tour, që përfshiu 149 shfaqje në pesë kontinente.

“Gjatë verës së kaluar… shpesh isha e sëmurë dhe fizikisht e rraskapitur,” tha ajo. “Trupi im funksiononte në autopilot, por truri kishte nevojë për diçka që ta zgjonte. Ky album ishte mënyra ime për të mbajtur lidhjen me krijimtarinë.”

Në një postim, Swift falënderoi bashkëpunëtorët dhe dërgoi një mesazh për fansat: “Nëse menduat se spektakli ishte çmenduri, ndoshta duhet të hidhni një sy prapa perdes.” /A.Z/UBT News/

Exit mobile version