UBT News

“Nuk do të ketë luftë të tretë botërore”, mesazhi i Zelenskyt në Golden Globes

Ukraine's President Volodymyr Zelensky addresses the US Congress at the US Capitol in Washington, DC on December 21, 2022. - Zelensky is in Washington to meet with US President Joe Biden and address Congress -- his first trip abroad since Russia invaded in February. (Photo by Mandel NGAN / AFP) (Photo by MANDEL NGAN/AFP via Getty Images)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u shfaq përmes një videomesazhi gjatë transmetimit televiziv të Golden Globes për të falënderuar aleatët e tij në “botën e lirë”.

Sean Penn e prezantoi Zelenskyn gjatë ceremonisë. Zelensky deklaroi se “lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar ende, por batica po kthehet dhe tashmë është e qartë se kush do të fitojë”.

Zelensky kujtoi Golden Globes të fillimit të viteve 1940, para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore.

“Nuk do të ketë luftë të tretë botërore”, tha ai. “Nuk është një trilogji”.

Edhe më parë Zelensky është shfaqur virtualisht në ceremoni të tilla, sikurse ajo në Festivalin e Filmit në Kanë dhe në ceremoninë Grammy për të diskutuar mbi konfliktin dhe për të falënderuar yjet në këtë industri që kanë rritur ndërgjegjësimin për të./UBTNews/

Exit mobile version