Novak Gjokoviç është përfshirë në shortin për turneun Australian Open të javës së ardhshme, por pjesëmarrja e tij është ende në dyshim pasi duhet një vendim i qeverisë nëse ylli i tenisit – i cili është i pavaksinuar dhe ka shkelur rregullat antiCOVID – mund të qëndrojë në vend.
Drejtori i Tennis Australia, Craig Tiley, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, transmeton UBT News.
Pothuajse në të njëjtën kohë, kryeministri i Australisë po thoshte në një konferencë shtypi se ende nuk kishte një vendim për vizën e Gjokoviçit.
Të mërkurën Gjokoviç kërkoi falje për gabimet e bëra në formularin e aplikimit për vizë dhe për mos izolimin e tij pasi kishte pranuar një test pozitiv për COVID në dhjetor.
Ai ende përballet me perspektivën e dëbimit sepse ai nuk është vaksinuar kundër COVID-19. Në fillim të kësaj jave Alex Hawke e bëri të qartë se po kërkonte të anulonte përsëri vizën e lojtarit./UBTNews/