UBT News

Novak Gjokovic kthehet në Australi

Novak Gjokovic është kthyer në Australi, sipas një zëdhënësi të Tennis Australia, gati një vit pas anulimit të aplikimit të tij për vizë, lidhur me qëndrimin e tij për vaksinimin kundër COVID-19.

21-herë kampioni i Grand Slam-it do të hapë sezonin e tij të tenisit 2023 javën e ardhshme në Adelaide për Adelaide International 1. Kjo vjen më shumë se një muaj pasi zyrtarët australianë thanë se ndalimi trevjeçar i Gjokoviçit për të hyrë në vend do të anulohej.

Serbi u deportua nga Australia në janar pasi ish-ministri i imigracionit, Alex Hawke, zbuloi se ylli i tenisit përbënte rrezik për shëndetin dhe rendin publik sepse, si një sportist i famshëm që kishte shprehur kundërshtimin ndaj njerëzve që detyroheshin të merrnin vaksinën antiCOVID./UBTNews/

Exit mobile version