UBT News

Notat e lojtarëve, ja kush ishte futbollisti më i mirë te Kosova

Kosova e ka fituar përballjen e parë ndaj Islandës me rezultat 2-1 në kuadër të play-off-it në Ligën e Kombeve.

Dardanët e nisën ndeshjen duke sulmuar kundërshtarin dhe me këtë e krijuar një epërsi të hershme.

Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbeçaj i shënuan golat në fitoren e Dardanëve, ndërsa folin e islandezëve e shënoi kapiteni, Orri Oskarsson.

Lojtari më i mirë i ndeshjes sipas SofaScore ishte portieri Arijanet Muric, i cili u vlerësua me notën 8.1.

Pas tij me paraqitje të lartë ishin dy qendërmbrojtësit Amir Rrahmani (7.7) dhe Lumbardh Dellova (7.7).

Vedat Muriqi (7.4), Leart Paqarada (7.3) dhe Elvis Rexhbeçaj (7.1) kishin po ashtu paraqitje shumë të mirë.

Te islandezët më i miri ishte Orri Oskarsson me notën 7.8, ndërsa Hakon Arnar Haraldsson ishte më i dobëti në fushë me notën 6.3.

Ndeshja kthyese mes Kosovës dhe Islandës do të zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës.

Exit mobile version