UBT News

Notarja amerikane humb ndjenjat gjatë garës, e shpëton trajnerja e saj

Notarja artistike Anita Alvarez u shpëtua në mënyrë dramatike duke u nxjerrë nga fundi i pishinës nga trajneri i saj pasi i ra të fikët në Kampionatin Botëror në Budapest.

Trajnerja e saj, Andrea Fuentes, u hodh në ujë për të shpëtuar Alvarezin, i cila ishte zhytur deri në fund të pishinës dhe pati probleme me frymëmarrje pasi përfundoi rutinën e saj gjatë finales të së mërkurës mbrëma.

“Ishte një frikë e madhe. Më duhej të hidhesha sepse rojet e plazhit nuk po e bënin atë” u raportua të ketë thënë Fuentes pas incidentit.

Fuentes, u zhyt në fund të pishinës dhe e tërhoqi zvarrë Alvarezin në sipërfaqe përpara se të ndihmohej për ta çuar notaren në buzë të pishinës.

“Isha i frikësuar sepse pashë që ajo nuk merrte frymë, por tani ajo po bëhet shumë mirë”, tha Fuentes.

Alvarez u dërgua me barelë në qendrën mjekësore të pishinës, me shokët e skuadrës derisa tifozët ishin të shokuar nga kjo ngjarje.

Ekipi amerikan i notit më vonë lëshoi një deklaratë duke thënë se ajo po bëhet shumë mirë.

Exit mobile version