Eda Zeqiri dhe Olt Kondirolli do të përfaqësojnë sportin e notit në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Të dy notarët janë ftuar sot nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sipas vendeve të Univerzalitetit, vende këto që janë të rezervuara për sportet e notit dhe atletikës.
Zeqiri do të garojë në disiplinën 400 metra stil i lirë, ndërsa Kondirolli në 100 metra stil i lirë.
Në ftesën dërguar Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Notit të Kosovës nga Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA), thuhet se të dy notarët janë renditur më së larti nga garuesit kosovarë në renditjen e pikëve të FINA-s.
Komiteti Olimpik i Kosovës momentalisht ka 11 sportistë të konfirmuar, prej tyre gjashtë me normë olimpike, të cilët do të përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Me normë olimpike janë pesë xhudistët: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, si dhe mundësi Egzon Shala. Nga komisioni Tre-Palësh janë ftuar shenjëtari Drilon Ibrahimi dhe boksierja, Donjeta Sadiku.
LO Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021.