Norvegjia është vendi me përqindjen më të lartë të prodhimit të energjisë së rinovueshme, kështu tregojnë të dhënat e fundit.
Studimi i platformës “Utility Bidder” zbulon 20 vendet me energjinë më të pastër dhe ato me ndotje më të lartë.
Energjia e pastër apo e rinovueshme prodhohet nga mbetjet, era, dielli dhe uji.
56% e energjisë që Norvegjia përdor vjen nga burime të rinovueshme.
Në vend të dytë pas saj vjen Brazili dhe Zelanda e Re e treta.
Norvegjia është vendi që ka numrin më të madh të hidrocentraleve në botë, duke garantuar 43% të furnizimit me energji.
Brazili e bazon prodhimin më të madh të energjisë përmes bimëve dhe mbetjeve.
Kurse Zelanda e Re është lider në prodhimin e energjisë nga era dhe energjia diellore.
Vendi që prodhon më pak energji përmes burimeve të rinovueshme është Singapori, i cili 98% e ka të bazuar tek përdorimi i fosileve.
Më pas vijnë Australia dhe Afrika e Jugut që gjithashtu kanë varësi nga prodhimi i energjisë përmes termocentraleve./euronews.al