UBT News

Norvegjia pa rrezikun e ngecjes së energjisë elektrike gjatë dimrit

Rrjeti norvegjez i shpërndarjes së energjisë elektrike “Statnet” njoftoi sot se do të anulojë paralajmërimin se sistemi energjetik në atë vend është i mbingarkuar, pasi reshjet e dendura kanë përmirësuar gjendjen e hidrocentraleve.

“Probabiliteti i ndërprerjes së energjisë elektrike në jug të Norvegjisë gjatë dimrit është ulur. Nuk ka gjasa që shteti do të duhet të kursejë energji elektrike këtë dimër”, tha Statnet në një deklaratë.

“Statnet” njoftoi në maj se Norvegjia mund të përballet me kufizime në gjysmën jugore të vendit në dimër, nëse situata në lumenj nuk përmirësohet.

“Ka pasur shumë reshje shiu gjatë vjeshtës, kështu që me importe të mjaftueshme dhe ulje të konsumit, situata u përmirësua”, tha drejtoresha e Statnet, Hilde Tone.

Exit mobile version