UBT News

Norik Binqe rikthehet te Sigal Prishtina

Sigal Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e radhës për edicionin e ri. Basketbollisti Norik Binqe është lojtari më i ri që i bashkohet skuadrës “bardhekaltër”.

Binqe, i cili është 196 centimetra i gjatë, rikthehet te Prishtina pasi më herët ka qenë pjesë e këtij klubi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe për Borën, ndërsa ka pasur një përvojë edhe jashtë Kosovës, te skuadra kroate Dubrava.

Ky është transferimi i pestë i Sigal Prishtinës gjatë kësaj vere. Para Binqes, klubi ka afruar edhe Bryson Dawkins, Malcolm Armstead, Ajiri Ogemuno-Johnson dhe Dion Sheqiri.

Përveç afrimeve të reja, Prishtina ka vazhduar bashkëpunimin me Arbër Sinanin dhe Don Polloshkën.

Skuadra nga kryeqyteti në edicionin e ri do të udhëhiqet nga trajneri kroat Jeronimo Šarin, me synimin për të qenë përsëri ndër ekipet kryesore të basketbollit kosovar.

D.L

Exit mobile version