Rusia do të presë derisa të bëhet një vlerësim i plotë i dëmeve në tubacionet e gazit Nord Stream përpara se të vendosë për ndonjë riparim, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Vetë fakti që tashmë kanë filluar të dalin të dhëna, në favor të konfirmimit të një akti subversiv ose një akti terrorist… konfirmon edhe një herë informacionin që ka pala ruse”, u tha Peskov gazetarëve.
“Është shumë e rëndësishme të mos ndalei, është shumë e rëndësishme të gjejmë atë që qëndron pas këtij shpërthimi”.
Hetuesit suedezë kanë gjetur gjurmë eksplozivi në vendin e tubacioneve të dëmtuara të Nord Stream, duke konfirmuar se ka ndodhur një sabotim i madh.
Autoriteti Suedez i Prokurorisë tha në një deklaratë, “Analiza që është kryer tani tregon gjurmë të eksplozivit në disa nga objektet që u gjetën”.
Duke shtuar se, gjetjet e konstatojnë incidentin si “sabotim bruto”./UBTNews/