UBT News

Nora Gjakova nis karrierën si trajnere në Belgjikë

Një nga ikonat më të mëdha të sportit kosovar, Nora Gjakova, ka hapur një kapitull të ri në karrierën e saj, këtë herë jashtë tatamit si garuese. Kampionia olimpike e Tokios 2020 ka nisur zyrtarisht rrugëtimin si trajnere në Federatën e Xhudos së Valonisë në Belgjikë.

Pas tërheqjes nga sporti aktiv më herët gjatë këtij viti, Gjakova i është bashkuar stafit të trajnerëve, ku do të punojë krah për krah me Pedro Guedes, me synimin për të zhvilluar gjeneratat e reja të talentëve belgë. Dyshja njihen më parë, pasi Guedes kishte kaluar një periudhë të shkurtër si trajner në Kosovë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Judo Wallonie Bruxelles shkruan:
“Mirë se vini te Nora Gjakova në Xhudo Wallonie-Bruksel! Me krenari të madhe e mirëpresim Nora Gjakovën në ekipin tonë si trajnere. E mirëpresim në Belgjikë dhe i urojmë shumë suksese në aventurën e saj të re me JWB.”

Exit mobile version