Nora Gjakova e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë në Grand Slam Baku që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë nga ky turne.
Gjakova u përball në repesazh, ku në raundin e parë e mposhti xhudisten italiane, Veronica Toniolo, kurse në garën për të bronztën e mposhti xhudisten nga Belgjika, Mina Libeer.
Ndërkaq, në rrugëtimin deri te kjo medalje, Nora Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti gjermane, Sija Ballhaus.
Në çerekfinale, xhudistja jonë u mposht nga Lele Nairne e Britanisë së Madhe, gjë kjo që bëri që Gjakova ta vazhdojë garën në repesazh dhe të vazhdojë drejt triumfit të medaljes së bronztë.