UBT News

Nora Gjakova, e artë në Grand Prix Baku të Azerbajxhanit

Pas medaljes së argjendtë të Distria Krasniqit, Nora Gjakova i ka sjellë tjetër medalje Kosovës, kësaj radhe me ngjyrë ari, nga Grand Prix-i që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova e ka mposhtur në finale xhudisten nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani për ta fituar të artën në këtë Grand Slam.

Deri te medalja e artë, Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti polaken, Arleta Podolak, kurse në raundin e tretë fitoi ndaj xhudistes nga Gjermania, Seija Ballhaus.

Gjakova vazhdoi me fitore edhe në çerekfinale, ku e mposhti francezen Priscilla Gneto, ndërsa në gjysmëfinale fitoi ndaj xhudistes nga Turqia, Hasret Bozkurt.

Fitorja ndaj Bozkurt e kualifikoi Norën në finale, ku edhe e mposhti gjeorgjianen Liparteliani për ta fituar medaljen e artë në këtë kategori. 

Exit mobile version