UBT News

​Nkunku pritet të debutojë këtë vikend me Chelsean në Premier Ligë

Chelsea e ka bërë të ditur se Christopher Nkunku është rikthyer në stërvitje të plota me klubin.

Ky është një lajm tejet i mirë për “Blutë”, që nënkupton se Nkunku mund të debutojë nesër për Chelsean në Premier Ligë.

Chelsea nesër luan në shtëpi, ku me fillim nga ora 16:00 e pret skuadrën e Sheffield United në “Stamford Bridge”.

Gjithashtu, te Chelsea nga lëndimi është rikthyer Malo Gusto, por Marc Cucurella, Reece James dhe Robert Sanchez do të jenë jashtë fushave për disa kohë, pas rezultateve të testeve mjekësore këtë javë.

Exit mobile version