UBT News

Njoftimi i Putinit për mobilizim shkakton kolona të gjata, pritje deri në 48 orë për të kaluar në Gjeorgji

A general views of the Georgian side of the Verkhni Lars customs checkpoint between Georgia and Russia some 200 km outside Tbilisi, on September 25, 2022. - Russian authorities acknowledged a "significant" influx of cars trying to cross from Russia into Georgia on September 25, 2022, days after Moscow announced partial mobilisation. "There is a significant congestion of private vehicles... around 2,300" waiting to pass one checkpoint along the border, said the local interior ministry in a Russian region that borders Georgia. (Photo by Vano SHLAMOV / AFP) (Photo by VANO SHLAMOV/AFP via Getty Images)

Imazhet dhe videot e mediave sociale nga kalimi kufitar midis Rusisë dhe Gjeorgjisë tregojnë linja të gjata trafiku, pothjuajse të palëvizshme, përmes një kalimi malor.

Videoja me dron e ngarkuar nga zona të hënën sugjeron se ka qindra automjete të mbledhura në anën ruse, me dëshmitarët që thonë se njerëzit presin deri në 48 orë për të kaluar në Gjeorgji.

Disa video tregojnë forca shtesë ruse të sigurisë që mbërrijnë në kufi me një transportues të blinduar.

Radhët janë krijuar në vendkalimin Verkhnii Lars nga Osetia e Veriut në Gjeorgji dhe në pika të tjera kufitare që nga njoftimi javën e kaluar nga Presidenti Vladimir Putin për një mobilizim të pjesshëm.

Videot tregojnë disa familje dhe shumë burra mes atyre që presin të kalojnë në Verknii Lars. Qindra njerëz po i afrohen vendkalimit në këmbë, duke tërhequr valixhet.

Mes fluksit të papritur, “ne kemi qenë duke e shtyrë qeverinë të vendosë viza dhe/ose të mbyllë kufijtë”, i tha CNN një politikane e opozitës në Gjeorgji, Nona Mamulashvili.

Për momentin, kufiri është ende i hapur./UBTNews/

Exit mobile version