UBT News

Njoftim rreth furnizimit me ujë për konsumatorët e Fushë Kosovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e Komunës së Fushë Kosovës se sot ata do të furnizohen nëpërmjet autobotëve, pas situatës së pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit.

Në njoftimin e kësaj kompanie thuhet se sot është pozicionuar një autobot nё Rrugën “Arbёria” te lagjja Eliza deri nё ora 13:00, e që pastaj ai do tё kalojë te kompleksi Ulpiana nё rrugën” Dardania” në Fushë Kosovë.

Në njoftim gjithshtu u tha se autobotet do lëvizin në të gjitha zonat e Fushë Kosovës.

“Me qëllim të përmbushjes së nevojave për furnizim me ujë për pije, pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit dhe nё pamundësi tё bëjmë furnizimin e rregullt te tё gjithë konsumatorët, sot më datё 29.11.2023 e kemi parë nevojën pёr t’ju ofruar shërbim tё furnizimit me ujё konsumatorëve, përmes autoboteve. Sot, njё autobot e kemi pozicionuar nё Rrugën “Arbёria” te lagjja Eliza deri nё ora 13:00, pastaj do tё kaloj te kompleksi Ulpiana nё rrugën” Dardania” në Fushë Kosovë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Exit mobile version