UBT News

Njerka e Kanye West jep detaje ekskluzive për fëmijërinë e tij

My Next Guest Needs No Introduction with David Letterman

Babai i Kanye West drejton një organizatë bamirësie në Republikën Domenikane, ku ai përballet me rrezikun e përditshëm nga tërmetet deri te krimi i shfrenuar, kshtu ka zbuluar ish-njerka e reperit, transmeton UBT News.

Ray West, 72 vjeç, krijoi fondacionin “The Good Water” në Republikën Domenikane disa vjet më parë për të ndihmuar viktimat e prostitucionit dhe korrupsionit dhe ishte në ishull kur një tërmet masiv goditi Haitin këtë muaj. Vetëm dy ditë më vonë, lagjja e varfër ku ai jeton u përplas nga një stuhi tropikale.

Në një intervistë ekskluzive për DailyMail, Brenda Bentley, e cila filloi të takohej me Ray pas divorcit të tij nga nëna e ndjerë e reperit Kanye, Donda, foli për betejën e Ray West me kancerin, dhe lidhjen e babait dhe djalit.

Ray u diagnostikua me kancer të prostatës në 2018 dhe u kthye në SHBA për trajtim.

“M’u deshën 42 vjet për të kuptuar se babai im ishte shoku im më i mirë” – Kanye West.

Babai, Ray West dhe reperi Kanye West.

Por pasi mundi kancerin, Ray këmbënguli të kthehej në Republikën Domenikane.

Brenda, 66 vjeç, e cila ishte fejuar dy herë me Ray dhe mbetet e afërtë me të, foli për jetën e tij në ishullin e Karaibeve.

“Ata marrin shumë tronditje nga tërmetet atje dhe ai tha se ky [i fundit] e tronditi atë, por që me të vërtetë nuk bëri shumë dëm”, tha ajo, përcjell UBT News.

Ajo shtoi se është e rrezikshme të jetosh atje për shkak të krimit të lartë. “Nuk ka shumë aktivitet policor”, tha ajo.

Pas lindjes së Kanye, Ray u bë një fotoreporter i shquar. Ai ishte i njohur për portretet e poetes dhe aktivistes për të drejtat civile Maya Angelou dhe Presidentit Ronald Reagan. Por ai hoqi dorë nga karriera e tij mediatike për të bërë punë bamirësie.

Ai filloi duke u zhvendosur në një strehë për të pastrehët, “jo sepse ishte i pastrehë”, tha Kanye, por “sepse donte të ndihmonte ish-të varurit nga droga, ai donte të afrohej [me ta] aq shumë”.

Ai krijoi fondacionin e Republikës Dominikane për të ndihmuar viktimat e prostitucionit dhe korrupsionit.

“Ai po e financon punën vetë”, tha Brenda për DailyMail. “Ai shet ujë të pastruar dhe përdor fitimet për të financuar projekte si kujdesi shëndetësor për gratë”.

Brenda u takua për herë të parë me Kanye kur ishte nëntë vjeç.

Ai u rrit nga nëna e tij Donda por e vizitonte Brenda-n në pushimet verore. Ai mbajti lidhje me të pas vdekjes së nënës së tij./UBTNews

“Ajo la një vrimë të madhe në jetën e Kanye. Donda ishte gjithçka e tij”.

Kanye West dhe nëna e tij, Donda West.

Exit mobile version