UBT News

Njerëzit me albinizëm përballen me diskriminim në Ugandë

Aktivistët në Ugandë kanë pohuar se njerëzit me albinizëm (një gjendje e trashëguar që karakterizohet nga mungesa totale apo e pjesshme e pigmentit në lëkurë, flokë dhe sy, e cila shkaktohet si pasojë e mungesës së melaninës), po përballen me diskriminim.

Drejtori i Ombrellës së Albinizmit në Ugandë, Olive Namutebi tha se personave me albinizëm u mohohet punësimi, edhe nëse ata kanë kualifikimet e duhura.

“Fëmijëve tanë u mohohet punësimi, në disa shkolla u mohohet edhe shkollimi. Disa prindër i braktisin fëmijët me albinizëm”, tha ai.

Aktivistët thonë se ka qindra nëna beqare me fëmijë albino sepse burrat e tyre u larguan nga shtëpitë e për shkak të frikës se mos lidhen me albinos.

Peter Ogik, një aktivist i cili vetë vuan nga albinizmi, tha se megjithëse qeveria u përpoq ta luftonte diskriminimin, nuk është e lehtë të ndryshosh mentalitetin.

Sipas të dhënave të disponueshme me ombrellën e albinizmit, 50 mijë persona jetojnë me albinizëm në Ugandë.

Ogik përmendi një incident të kohëve të fundit ku një foshnjë lindi me albinizëm dhe prindërit e saj u detyruan të largohen nga fshati i tyre për shkak të paragjykimeve. Ai ka thënë se në disa shtëpi fëmijët me albinizëm mbahen në kafaze larg syve të njerëzve.

“Niveli i diskriminimit është shumë më i lartë në zonat rurale sesa në ato urbane. Gratë me albinizëm janë të rrezikuara për përdhunimit për shkak të besimit se marëdhënia seksuale me to mund të shërojë HIV/AIDS-in”, shtoi ai.

Jacinta Namukose, 39-vjeçare, një banore e fshatit Namwiwa në rrethin lindor të Ugandës të Kamuli, e cila lindi foshnjën me albinizëm tha se mamia që po ndihmonte në lindjen e foshnjës u largua nga salla e operacionit sikur të kishte parë një gjarpër./UBTNews/

Exit mobile version