UBT News

Njerëzit kaluan mbi 812 milionë orë duke parë këtë shfaqje të Netflixit

Shumica dërrmuese e popullsisë rreth botës kaloi mbi 812 milionë orë duke shikuar serialin “The Night Agent”. Sipas një studimi të ri, kjo ishte shfaqja më e shikuar në gjysmën e parë të këtij viti.

“What We Watched: A Netflix Engagement Report”, është hera e parë që Netflix ka lëshuar një raport me të dhëna mbi shikueshmërinë, meqë më parë ishte kritikuar për mungesë transparence në lidhje me performancën.

Ted Sarandos, bashkë-udhëheqës ekzekutiv shpjegoi se të dhënat mbi shikueshmërinë u mbajtën sekret për të fituar përparësi ndaj rivalëve. Megjithatë thotë ai kjo ka nxitur mosbesim në mesin e krijuesve.

“While The Nigh Agent”, seritë mbi një agjent të FBI-së që përfshihet në konspiracione të qeverisë, kryeson listën. Sezoni i dytë i dramës “Ginny & Georgia” renditet në vendin e dytë me 665 milionë orë shikueshmëri.

Ndërsa te filmat kryeson “The Mother”, me një shikueshmëri prej 249 milionë orësh./UBTNews/

Exit mobile version