Gjatë pandemisë numri i njerëzve që u kërkonin huadhënësve më shumë kohë në pagesat e tyre të hipotekave u rrit ndërsa recesioni global goditi.
“Këtë herë vitin e kaluar menduam se do të ishte përsëri viti 2008“, tha Kate Everett-Allen, kreu i kërkimit ndërkombëtar të pasurive të patundshme. Frika ishte që çmimet e shtëpive do të bien, siç kishin bërë në mënyrë të besueshme në rëniet ekonomike të së kaluarës.
Në vend të kësaj, çmimet e shtëpive u rritën madje ndërsa bota pësoi rënien e saj më të keqe që nga “depresioni” i vitit 2008. Nga Zelanda e Re në Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Kina dhe Peru, po ndodhë i njëjti fenomen: çmimet e shtëpive janë rritur “deri në qiell” dhe shumë blerës janë në panik.
Efekti Covid
Në një kthesë të papritur, pandemia ka përfituar me çmimet e shtëpive. Kjo sepse qeveritë ndihmuan duke siguruar biliona dollarë mbështetje për punëtorët dhe bizneset. Uljet e normave të interesit i mbajtën shlyerjet e hipotekave të përballueshme në shumë vende, ndërsa uljet e përkohshme të taksave në disa tregje nxitën blerjen e shtëpive.
Të pasurit në disa vende kanë ikur nga qytetet për në periferi, me shtëpi me më shumë hapësirë në natyrë, ku nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë shumë në zyrat qendrore edhe pas mbarimit të pandemisë. Shumë prej tyre janë financiarisht në një pozitë më të mirë sesa ishin para goditjes pandemike, pasi ata kanë shpenzuar më pak për pushime dhe për të ngrënë jashtë, dhe për këtë arsye mund të shpenzojnë më shumë për blerjet e shtëpive.
Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, vendet si Stortford dhe Winchester, kanë parë që vlerat e pronave po rriten.
“Çdo gjë që ka një zyrë shtëpie dhe është rreth një orë udhëtim me tren nga Londra po shkon për 10% mbi vlerën e tregut“, sipas Daniel Harrington, shefi ndërkombëtar i rritjes në agjentin e pasurive të patundshme Fine & Country.
Në qytetin bregdetar të Ilfracombe, Lee Hussell, drejtori i agjencisë Webbers, ka shitur dy prona këta muaj për 100,000 £ (139,000 $) mbi çmimet e kërkuara. “Në 38 vjet blerje dhe shitje shtëpish nuk kam qenë dëshmitar i një tregu si ai”, komentoi ai.
“Dymbëdhjetë muaj më parë, njerëzit ishin në panik duke blerë letër higjienike nga frika se mund të mbaronin. Kjo është shumë ndjesia që kemi sot [në tregun e shtëpive“, shtoi Hussell.
Çmimet e shtëpive në Britani u rritën me 8.5%. Kjo është norma më e lartë vjetore e rritjes që nga viti 2014.
Në Gjermani, pronat janë shitur brenda dy javësh pasi të jenë shënuar dhe agjentët po përpiqen të sigurojnë listat në Gjermani, Austri dhe Zvicër. “Ky është një treg shumë i fortë dhe çmimet gjithnjë e më shumë po rriten”, tha Heming.
Sipas Charles Roberts, blerësit e huaj duan ajër të pastër, hapësirë të hapur dhe një vrimë piktoreske për të shpëtuar nga pandemia. Ai kohët e fundit shiti një apartament në Cascais, në perëndim të Lisbonës, për 3.5 milionë euro dhe nuk e ka vizituar kurrë qytetin.
Në disa vende, qeveritë tashmë janë duke kërkuar mënyra për të parandaluar rritjen e jashtëzakonshme të çmimeve. Por edhe kur qeveritë të hartojnë planet e tyre për tregun e shtëpive, analistët nuk parashikojnë një korrigjim apo ulje të çmimit të shtëpive.
Rritja ekonomike globale parashikohet të jetë shumë më e fortë këtë vit, pas zbulimit të vaksinave dhe lehtësimit të masave, të cilat po ashtu do të mbështesin tregjet e strehimit./UBTNews
(Arjeta Ibishi, Media dhe Komunikim)