Në përkujtim të një viti nga ndarja nga jeta e shkrimtarit të njohur Milan Kundera dhe në kuadër të Tetorit të Librit, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë organizoi një aktivitet të veçantë kulturore me titull “In Memoriam Milan Kundera 1929-2023”, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Çeke dhe Ambasadën Franceze në Tiranë.
Ky event ishte një nderim për një figurë komplekse, e cila, përmes penës së saj, ndihmoi në ndryshimin e panoramës letrare të shekullit XX. Në kuadër të këtij aktiviteti, ligjëruan përkthyeset e veprës së Kunderës: Anna Kareninová, përkthyese në gjuhën çeke, dhe Saverina Pasho, përkthyese në gjuhën shqipe. Ato ndanë me audiencën përvojat e tyre personale në procesin e përkthimit, duke ofruar një analizë të thellë të veprës së shkrimtarit, si dhe duke ilustruar se si Kundera, që e prezantoi Lindjen për Perëndimin, “foli shqip” nëpërmjet shkrimeve të tij.
Për të përmirësuar këtë veprimtari, Biblioteka Kombëtare hapi gjithashtu ekspozitën “Kundera në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë”, duke e bërë këtë ngjarje edhe më domethënëse për të gjithë adhuruesit e letërsisë.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Piro Misha, mirëpriti të pranishmit dhe i përshëndeti ata, ndërsa mes të ftuarve ishin edhe Pavel Vacek, ambasador i Republikës Çeke në Tiranë, dhe Samuel Richard, Konsull i Parë në Ambasadën Franceze. Kjo veprimtari përshkroi jo vetëm kontributin e Kunderës në letërsi, por gjithashtu theksoi rëndësinë e përkthimit dhe kulturës në ndërlidhjen e dy botëve./UBTNews/