Një person është gjetur pa shenja jete në Skenderaj ditën e sotme ku policia po e heton si vdekje të dyshimtë.
“Është raportuar për një viktimë mashkull kosovar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore si dhe emergjenca ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.