UBT News

Një tufë flokësh e Elvis Presley-t shitet për 72 mijë e 500 dollarë

Një tufë flokësh, të marra nga koka e Elvis Presley, është shitur për 72 mijë e 500 dollarë në një ankand.

“GWS Auctions”, me seli në Los Anxhelos, ka thënë se tufa e flokëve të Elvis Presley me dokumentacion të gjerë u shit për 72 mijë e 500 dollarë në një ankand që përfshinte edhe shitjen e kostumit portret të interpretuesit nga shfaqja e tij në Madison Square Garden në vitin 1972 për 1 milion dollarë.

Shtëpia e ankandit tha se tufa e flokëve me madhësi bejsbolli u mblodh gjatë prerjeve të shumta të flokëve nga Homer Gilleland, berberi personal i Presley për më shumë se dy dekada, përcjell Klankosova.tv

Flokët u mbajtën në një qese plastike nga Thomas Morgan, një mik i ngushtë i berberit dhe këngëtarit.

Exit mobile version