UBT News

Një tjetër klub i interesuar për shërbimet e Thiago Motta-s

Trajneri aktual i Bologna-s, Thiago Motta po kalon një super sezon me skuadrën italiane. 41-vjeçari po e udhëheq Bologna-n mjaft mirë drejt objektivave, edhe pse nuk pritej një performancë e tillë.

Pas 27 ndeshjeve të luajtura në Serie A, Bologna numëron gjithsej 51 pikë dhe renditet e katërta në tabelë, para Romës, Napolit, Atalanta-s e Lazio-s.

Kështu trajneri italo-brazilian tashmë ka tërhequr vëmendjen e një sërë klubesh të mëdha në Evropë, duke përfshirë Paris Saint-Germain, Juventus, Milan, Barcelona dhe së fundmi Manchester United.

“Djajtë e kuq” duket se nuk janë të kënaqur me punën e Ten Hagut deri më tani, pasiqë holandezi nuk ka arritur të përmbush pritshmëritë e drejtuesve dhe pritet të shkarkohet në verë./UBTNews/

Exit mobile version