Një tjetër projekt i ri muzikor po vjen këtë verë nga grupi NRG Band me vokalist Besnik Qakën.
Ky i fundit njëherësh ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një videoje që ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram.
Ai shfaqet në një studio muzikore duke interpretuar projektin e radhës që mbase do të lansohet së shpejti.
Duke mos zbuluar më shumë, Besniku ka lënë fansat të japin mendimet e tyre në lidhje me këtë, shumë prej të cilëve e kanë cilësuar si hit.
Kjo këngë vjen pas “A m’ke harru” që është bërë virale këtë kohë dhe se u prit mjaft mirë nga publiku.