Bologna është skuadra surprizë e këtij sezoni në Serie A. Ekipi i Thiago Mottas deri më tani po ofron një paraqitje mjaft të mirë për publikun.
E gjithë kjo vëmendje është edhe një reklamë për disa nga lojtarët kryesorë në përbërjen e Bolognas. Përveç, Joshua Zirkzee, një emër tjetër është edhe Lewis Ferguson. 24-vjeçari, luan në pozitën e mesfushorit dhe gjatë këtij sezoni ka shënuar gjashtë gola si dhe dhururar katër asistime, duke e bërë atë një futbollist të dëshiruar për klubet e mëdha të Serie A.
Napoli është mjaft i interesuar për shërbimet e tij, por edhe Juventus, Milan e Inter po e monitorojnë situatën e reprezentuesit skocez.
Së fundmi, agjenti i 24-vjeçarit, Bill McMurdo, theksoi se lojtari i tij është gati për të shkëlqyer në skenat e mëdha të futbollit.
“Nuk ka pasur kontakte me Napolin, por Ferguson është gati për klubet e mëdha. Ka interes edhe nga Milan, Juventus, Inter, Lazio e Atalanta, por ende asgjë konkrete. Çdo skuadër e madhe është një mundësi që ne do ta studiojmë. Për momentin ka një kontratë deri në vitin 2027 me Bolognan dhe duhet ta respektojmë. Ferguson e pëlqen futbollin italian, madje në moshën 14-vjeçare Rangers Galsgow nuk e pranoi. Por, ai erdhi tek unë dhe më tha se nuk ishte i mërzitur duke më siguruar se një ditë do të luante në Serie A. Që në moshën 14-vjeçare e dinte se do të luante në Itali”, u shpreh McMurdo./UBTNews/