UBT News

Një tjetër emër në listën e Milanit për të zëvëndësuar Giroud

Milan ka nisur të mendojë për merkaton e verës, ku me interes të madh priten ndryshimet në repartin e sulmit, me Olivier Giroud i cili me shumë gjasë do të largohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sezonin e ardhshëm.

Joshua Zirkzee është një nga emrat e pëlqyer, teksa në anën tjetër listës i është shtuar edhe sulmuesi suedez i Sportingut të Lisbonës, Viktor Gyokeres, i cili këtë edicion numëron 36 gola dhe 14 asistime.

Megjithatë për të dy Milani do të duhet të shpenzojë shuma të konsiderueshme, pasi asnjëri prej tyre nuk mund të zbarkojë në San Siro për më pak se 50 milionë euro.

Shqetësim mbetet edhe interesi i lartë për të dy këta sulmues nga Premier League, ku janë të gatshëm që të shpenzojnë shumë më shumë se italianët për të marrë shërbimet e tyre.

Zlatan Ibrahimovic po ashtu po ndihmon klubin kuqezi, ku është përfshirë në bisedimet për të veshur kuqezi bashkatdhetarin e tij, Gyokeres./UBTNews/

Exit mobile version