UBT News

Një tërmet me magnitudë 6 ballë godet jugun e Filipineve

Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi Filipinet jugore të martën, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, por nuk pati raportime për viktima apo dëme të mëdha.

Tërmeti i cekët goditi rreth orës 14:00 (06:00 GMT), disa kilometra nga komuna Maragusan në provincën malore të minierave të arit të Davao de Oro në ishullin Mindanao.

Tërmetet e cekët mund të shkaktojnë më shumë dëme sesa ata më të thellët, por autoritetet lokale nuk raportuan për dëme të mëdha.

Cherrylyn Dapiton nga zyra e fatkeqësive në Maragusan konfirmoi se pati rrëshqitje dheu pranë një rruge, por ajo nuk kishte prekur askënd ose nuk kishte bllokuar trafikun./UBTNews/

Exit mobile version