Një shtetas amerikan ka vdekur në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, tha sot një zyrtar i Departamentit të Shtetit. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth natyrës së vdekjes dhe identiteti i personit nuk është bërë i ditur.
Në një deklaratë, zëdhënësi tha: “Ne jemi në kontakt me familjen dhe po ofrojmë të gjithë ndihmën e duhur”.
Rajoni i Donbasit ishte qendra e luftimeve të ashpra muajt e fundit, ndërsa forcat ruse po përpiqen të kapin krahun lindor të Ukrainës./UBTNews/