Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në shtetin e Queensland në Australi, pas një shpërthimi në një stacion elektrik.
Kompanitë energjetike po mundohen të rikthejnë furnizimin me energji, teksa zyrtarët lokalë kanë paralajmëruar kaos në trafik.
CS Energy njoftoi se zjarri shpërtheu në stacionin afër qytetit të Biloela, rreth orës 13:45 (me kohë lokale).
Rreth 250 mijë konsumatorëve u është rikthyer energjia elektrike, por ka edhe të tjerë që kanë mbetur pa energji elektrike.
Ministri i Energjisë i Queensland, Mick de Brenni u kërkoi njerëzve që jetojnë në këtë zonë të zvogëlojnë përdorimin e energjisë elektrike atje ku është e mundur për katër orë të martën në mbrëmje, për të zvogëluar barrën e sistemit./UBTNews