UBT News

Një shok si Romelu – Sulmuesi belg bën premtimin emocionues për Eriksen

Romelu Lukaku, u komentua si kampion brenda dhe jashtë fushës! Sulmuesi belg ka bërë një premtim të madh në prag të duelit mes kombëtares së tij dhe Danimarkës, programuar për tu luajtur këtë të enjte.

Në konferencën për shtyp, Lukaku ka pranuar se e pret me padurim të zbres në fushë dhe të lë gjurmën e tij, por më parë do të vizitojë në spital shokun e tij te Interi, Christian Eriksen.

Autori i dy golave në ndeshjen e parë të Belgjikës përballë Rusisë pranoi se një gjë e tillë është mbështetur edhe nga trajneri i tij, Roberto Martinez, ndërsa shtoi se pas sfidës ai do i shkruajë një mesazh Eriksenit.

Mesfushori danez pritet ta ndjek nga shtrati i spitalit përballjen e dytë të shokëve të tij te kombëtarja me Belgjikën, aty ku po trajtohet pas atij ataku kardiak që pësoi të shtunën e kaluar në fushë kundër Finlandës. 

Burimi: Klan News

Exit mobile version